Aktualitet

Shoferi i autobusit shqiptar ‘trondit’ gjermanët: Bën 1800 km rrugë nga Vlora pa pushim

18 Shkurt 2022, 17:38 Nga DOSJA
Shoferi i autobusit shqiptar ‘trondit’ gjermanët: Bën 1800

GJERMANI– Shoferi i një autobusi ka habitur mediat gjermane, të cilat i kanë dedikuar edhe një shkrim. “Spiegel” shkruan se një shofer, i paidentifikuar me emër, udhëtoi nga Shqipëria në Gjermani me 25 pasagjerë në bord, pa bërë asnjë orë pushim. Kur u ndalua nga policia në qytetin e Koburgut, u vu re se shoferi nuk kishte bërë pushim për rreth 1800 kilometra. Distanca nga Vlora deri në Hamburg është rreth 2300 kilometra.

“Kjo është kumar i pastër,” – kështu është përshkruar stili i drejtimit. Në autobus ishin 25 pasagjerë, mes tyre gra e fëmijë, përfshi familje të tëra me fëmije të vegjël. Përveç kësaj, në autobus ishte edhe një i kërkuar nga prokuroria për qëndrim të paligjshëm.

Shoferi i dytë gjithashtu “ka shpërfillur plotësisht” orarin ligjor të drejtimit dhe pushimit dhe për të mbuluar shkeljet ka përdorur kartën e shoferit të një kolegu që nuk ndodhej fare në bord. Sipas marrëveshjes ndërkufitare për drejtuesit e autobusëve dhe kamionëve, një shofer mund të qëndrojë pas timonit për maksimumo nëntë orë në ditë. Pas katër orësh e gjysmë duhet të bëjë një pushim prej 45 minutash.

Marrë nga Spiegel

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet diaspora gjermani shoferi shqiptar ne gjermani gjermani shoferi shqiptar ne gjermani

Sondazh

Poll