Aktualitet

Inceneratorët/ Subashi 5 orë në SPAK, pas tij pyetet Bllako (ZHVILLIMET)

18 Shkurt 2022, 16:13 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Subashi 5 orë në SPAK, pas tij pyetet Bllako

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi dhe deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako janë personat e radhës që kanë shkelur në dyert e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për tu marrë në pyetje në lidhje me inceneratorët. Fillimisht rreth orës 10:30 ka mbërritur Subashi, i cili është pyetur për tre orë me radhë në lidhje me veprimet e tij në inceneratorin e Fierit. Pa praninë e një avokati, Subashi u është përgjigjur pyetjeve të bëra nga prokurorët e posaçëm. Pas daljes nga SPAK, i pyetur nga mediat se çfarë kishte dëshmuar para prokurorëve të posaçëm, kryebashkiaku i Fierit tha se gjithçka ishte pjesë e një sekreti hetimor, por që do të dëshmojë sa herë të thirret nga SPAK. E vetmja gjë që shtoi është se pyetjet lidheshin me inceneratorin e Fierit.

Fill pas tij në SPAK ka shkuar deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako. Edhe ky i fundit është pyetur në lidhje me inceneratorët, në rolin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit. Ai ka qenë në këtë post kur janë miratuar lejet për inceneratorët dhe firma e tij rezulton në një numër të madh dokumentesh, për të cilat duhet të ketë dhënë llogari para SPAK. Një tjetër pyetje për të cilën duhet të jetë përgjigjur Bllako, është edhe rroga e babait të tij, Edmond Bllako që është denoncuar në komisionin Hetimor të jetë 10 milionë lekë. Gjithsesi pritet që të zbardhen akoma më shumë detaje në lidhje me këto marrje në pyetje.

Vetë Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku është shprehur krenare që këto dy persona nga PS-ja kanë përfunduar në PSKA. Socialisti Eduart Shalsi është distancuar duke u shprehur se PS-ja nuk bëhet mburojë për akënd që shkel ligjin. Inceneratorët janë bërë objekt i hetimit parlamentar pas akuzave të opozitës se dhënia e koncesionit për ndërtimin e tyre është bërë kundër ligjeve, duke e cilësuar si “megaaferë”. Nga ana tjetër, SPAK ka vënë në pranga ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë. Komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, do të zgjasë deri më 25 shkurt. Në listë për tu marrë në pyetje është edhe kryeministri Edi Rama.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

I qeshur, Armando Subashit ngre supet për gazetarët pasi u mor në pyetje për 5 orë nga SPAK

U pyet nga SPAK, Subashi ‘kyç’ gojën: Nuk tregoj çfarë thashë, sekret hetimor

Subashi e Bllako në SPAK, Tabaku: Sa u përmendim emrin, shkojnë në prokurori, lajme të mira

Subashi e Bllako në SPAK, Shalsi: PS nuk bëhet mburojë e askujt. PD të mos ngatërrojë rolet

Pas Subashit, inceneratorët çojnë në SPAK dhe deputetin e PS-së, Alqi Bllako

Inceneratori i Fierit, kryebashkiaku Subashi dëshmon prej 3 orësh në SPAK, pa avokat

(F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore alqi bllako ne spak armando subashi ne spak jorida tabaku alqi bllako ne spak armando subashi ne spak jorida tabaku

Sondazh

Poll