Aktualitet

VD-Berisha në Maqellarë:S’e lejojmë të ndërtohet Skavica, vjedhje me thasë te inceneratorët

18 Shkurt 2022, 08:34 Nga DOSJA
VD-Berisha në Maqellarë:S’e lejojmë të ndërtohet

DIBËR – Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi pasardhësin e tij në qeveri Edi Ramën se po vepron njësoj si ish-politikani famëkeq serb Vaso çubriloviç duke larguar mijëra shqiptarë për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes. Në fushatën për prezantimin e kandidati të “Shtëpisë së Lirisë” në Dibër Premtim Kryemadhi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ish-lideri i PD foli dhe për aferënë 430 milionë euro të inceneratorëve. Ai tha se qeveria ka vjedhur me thasë dhe se me këto para do të ishin përfunduar të gjitha kanalet në Shqipëri.

Më tej, ish-kryeministri shtoi se Rama do të vendosë në konkurencë fermerët shqiptarë dhe serbë nëpërmjet “Ballkanit të Hapur”. Sipas tij, fermerët nga Serbia do të fitojnë më tepër ekonomikisht për shkak të subvencioneve të mëdha nga shteti.


Gjithashtu, Berisha premtoi se nuk do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës dhe diga e Dibrës. Ai çmoi Dibrën se nuk do ta ketë problem të mposhtë Ramën. Gjithashtu, ai kujtoi dhe rastin kur pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, u kapën dy militantë socialistë duke kryer shitblerje votash në Maqelllarë. Ish-lideri i PD në vitet 1991-2013 beson se nëse do të mbrohej vota në Shqipëri si në Maqellarë, PD do të vinte në pushtet.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

E FORTË! Berisha: Drejtorë të ministrive po kërkojnë vota në Dibër, fotografojini!

Berisha: Nuk bëhet Skavica, do ishim në pushtet po të mbrohej vota si në Maqellarë

Berisha: Vodhën me thasë te inceneratorët, do kishin ndërtuar kanalet me 430 milionë euro

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike premtim kryemadhi sali berisha zgjedhjet e 6 marsit premtim kryemadhi sali berisha zgjedhjet e 6 marsit

Sondazh

Poll