Aktualitet

Veliaj i vë gjobë 13 mln lekë/ Banorja e 5 Majit: Hakmarrje se takova Berishën

18 Shkurt 2022, 16:54 Nga DOSJA
Veliaj i vë gjobë 13 mln lekë/ Banorja e 5 Majit: Hakmarrje se

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka vënë një gjobë marramendëse prej 13 milionë lekë të vjetër për banoren e 5 Majit, Laureta Nikollin. Banorja Nikolli shprehet se kjo gjobë është hakmarrje se ka ngritur zërin e se ka takuar ish-kryeministrin, Sali Berisha. Ajo paralajmëron se për rastin, do ketë procedim te Gjykata Administrative me anë të juristes Adriana Kalaja. Ndërsa, banori Dileman Cenani u shpreh se ka punuar një jetë të tërë në Greqi dhe se investimi që ka bërë, nuk mund të shkojë dëm. Në lidhje me situatën, ekspertja e urbanistikës Doriana Musai vlerësoi se banorët mund të kërkojnë të drejtën e tyre të pronës deri në Gjykatën e Strasburgut.

Banorja Laureta Nikolli: Babai më lajmëroi për gjobën. Thuhet se kanë hyrë disa inspektorë e nuk e di sesi kanë hyrë se ne kemi tre qen në shtëpi, kanë thënë se janë 40 metra katrorë te prona ime kur ka më shumë, nuk e di se çfarë kanë bërë. Kam bërë kërkesë që të përfshihem në rindërtim. Kjo ishte hakmarrje për ngritjen e zërit. Rama tha se do marrësh edhe ti, por e mora në fakt, këtë gjobë 13 milionë lekë. Do nisim procedim te Gjykata Administrative. Nëse këta vazhdojnë me këtë, unë do shkoj në ekstrem. Hakmarrja është prej konfliktit me Maznikun.

Banori Dileman Cenani: Kam punuar mbi 20 vjet në Greqi dhe kam investuar në vendin tim. Grekët më kanë thënë që të rri edhe atje, e tani vjen letra për të na prishur shtëpinë. Në zonën ku banojmë ka shumë biznese e nuk dimë se çfarë do bëhet. Ne që kemi biznese, jemi drejt falimentimit. Kam qenë jashtë shtetit, kam fjetur jashtë, kam sakrifikuar shumë dhe vjen një moment e të thotë tjetri do ikësh ti. Kam tre fëmijë e si do bëhet kjo punë. Mua nuk më ka ardhur ende letra, por me sa di unë, na bie projekti. Unë nuk jam kundër projekteve, por të vlerësohet prona aq sa vlen.

Ekspertja e urbanistikës, Doriana Musai: Qeveria i ka shpronësuar këta pronarë dhe Bashkia Tiranë i kalon si të pastrehë e i premton se do u japë më vonë banesa sociale. Njihen si të pastrehë e nuk njihen si investim. E drejta e pronës mbrohet me Kushtetutë e konventa e nuk merret në mënyrë arbitrare, mund ta çosh të drejtën e pronës deri në Strasburg.

Marrë nga Syri.net

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet laureta nikolli sali berisha shembjet tek 5 maji laureta nikolli sali berisha shembjet tek 5 maji

Sondazh

Poll