Politike

Meta: Po pres Prokurorinë për kallzimin penal që kam bërë mbi falsifikimin e provave

18 Shkurt 2022, 17:25 Nga DOSJA
Meta: Po pres Prokurorinë për kallzimin penal që kam

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se vendimin e Gjykatës Kushtetuese e priste që të bëhej publik para 9 shtatorit. I ftuar e emisionin  ‘Kontrast’ në Report Tv, Meta tha se është në pritje prokurorisë në lidhje me kallëzimin penal për falsifikimin e provave që janë depozituar nga Kuvendi në Gjykatën Kushtetuese.

“Fati im ka qenë që të jem gjithmonë në ring për të mbrojtur Kushtetutën. Gjithmonë kam qenë i qartë dhe koherent në mbrojtje të saj. Lidhur me vendimin e Gjykates Kushtetuese, kam pritur qe te behej publik para 9 shtatorit 2021, kur perfundonte mandati i Kuvendit të kaluar. Ndërkohë jam në pritje të Prokurorisë lidhur me kallëzimin penal për falsifikimin e provave të depozituara nga Kuvendi në Gjykatën Kushtetuese. Duhet t’ju garantoj se unë nuk tërheq asnjë presje lidhur me rezervat që kam shprehur për sistemin e drejtësisë, ” tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll