Politike

Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra njeh pensionet!

18 Shkurt 2022, 15:28 Nga DOSJA
Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra njeh pensionet!

ZVICËR– Një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që punojnë rregullisht në Zvicër! Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se të gjithë do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive.

Njohja e ndërsjellë e sigurimeve shoqërore. Nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër në fushën e mbrojtjes shoqërore mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset. Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive,”-shkruan Rama ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Marrëveshja e re dypalëshe formalizon marrëdhëniet e sigurimeve shoqërore midis Zvicrës dhe Shqipërisë. Ajo mbulon sigurimet për moshën e tretë, si dhe për mbijetuesit dhe invalidët, dhe përputhet me standardet ndërkombëtare për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore. Po ashtu, marrëveshja siguron që shtetasit zviceranë dhe shqiptarë të marrin trajtim të barabartë përsa i përket të drejtave për sigurime shoqërore, lehtëson qasjen ndaj këtyre përfitimeve dhe lejon që pensionet të paguhen edhe jashtë vendit. Ajo gjithashtu vendos themelet për një bashkëpunim dypalësh për të luftuar mashtrimet dhe abuzimet me sigurimet shoqërore. Së fundmi, marrëveshja lehtëson lëvizshmërinë e shtetasve zviceranë dhe shqiptarë dhe i mbron ata ndaj kontributeve të dyfishta të sigurimeve shoqërore. Por do të hyjë në fuqi sapo të miratohet në parlamentet e dy vendeve. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama zvicra njeh pensionet edi rama zvicra njeh pensionet

Sondazh

Poll