Politike

VD-U pyet nga SPAK, Subashi ‘kyç’ gojën: Nuk tregoj çfarë thashë, sekret hetimor

18 Shkurt 2022, 16:26 Nga DOSJA
VD-U pyet nga SPAK, Subashi ‘kyç’ gojën: Nuk tregoj

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi nuk ka zbuluar detaje rreth dëshmisë dha në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pesë orë pasi u fut brenda zyrave, Subashi doli dhe foli për mediat. I pyetur se çfarë kishte dëshmuar para prokurorëve të posaçëm, kryebashkiaku i Fierit tha se gjithçka ishte pjesë e një sekreti hetimor, por që do të dëshmojë sa herë të thirret nga SPAK. E vetmja gjë që shtoi është se pyetjet lidheshin me inceneratorin e Fierit.


“Dhashë deklarime për inceneratorin e Fierit, do përgjigjem në SPAK sa herë të thirrem. Nuk mund të tregoj çfarë thashë, janë pjesë e sekretit hetimor. U thirra në silësinë e deklaruesit,”- tha Subashi ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:Inceneratorët/ Subashi 5 orë në SPAK, pas tij pyetet Bllako (ZHVILLIMET)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike armando subashi armando subashi ne spak armando subashi armando subashi ne spak

Sondazh

Poll