Politike

I infektuar me Covid-19! Tabaku ‘sjell’ administratorin e inceneratorit në Kuvend

18 Shkurt 2022, 11:40 Nga DOSJA
I infektuar me Covid-19! Tabaku ‘sjell’ administratorin e

TIRANË– Loran Dusha, administratori i inceneratorit të Fierit po merret në pyetje në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Ai është i infektuar me Covid-19, por sërish nuk i ka shpëtuar marrjes në pyetje. Ka qenë këmbëngulja e kryetares së Komisionit në fjalë, Jorida Tabaku, që mundësoi këtë intervistë. 

Vetë Dusha, herën e kaluar solli një shkresë me anë të së cilës vërtetonte se ishte infektuar me koronavirus dhe nuk mund të shkonte në Kuvend. Por, Tabaku s’e besonte këtë justifikim. Ajo bëri një riskedulim të takimit me të dhe tha se marrja në pyetje do të bëhej online, ndryshe do të urdhëronte policinë që ta merrnin me forcë.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Dëshmitarja s’paraqitet, Tabaku: Nëse s’vjen deri në mesditë, ndërhyn policia

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll