Politike

Denaj: S’intimidoni dot. Tabaku: Të thërras si dëshmitare, janë 20 mln euro fatura fiktive

18 Shkurt 2022, 09:15 Nga DOSJA
Denaj: S’intimidoni dot. Tabaku: Të thërras si dëshmitare,

TIRANË– Komisioni Hetimor për inceneratorët ka nisur me debate. Pyetjet e kryetares Jorida Tabaku janë konsideruar një intimidim nga ana e socialistes së Partisë Socialiste, Anila Denaj. Tabaku iu përgjigj dhe i tha se nëse donte mund të dëshmonte edhe vetë Denaj pasi janë 20 milionë euro fatura fiktive. 

Pjesë nga biseda: 

Anila Denaj: Po e intimidoni, s’mund ta bëni…

Jorida Tabaku: Nuk ka intimidim fare… Zonja Denaj, po të doni mund ju thërras për të dëshmuar këtu, nëse kemi gjë për të thënë. Nuk po intimidoj njeri. Autoriteti përgjegjës për pagesat e ndërtimit të landfillit në Tiranë është përgjegjëse ministria e infrastrukturës dhe bashkia Tiranë.

Viola Haxhiademi: Dalin nga bashkia e Tiranës, institucioni jonë është tranzit për të kaluar nga buxheti i shtetit.

Jorida Tabaku: Jeni autoritet kontraktues.

Viola Haxhiademi: Tirana është ndryshe nga kontratat e lidhura të Fierit dhe të Elbasanit. Elbasani dhe Fieri janë PPP.

Jorida Tabaku: E përmenda… Sa monitorime keni bërë?

Viola Haxhiademi: IZP ka bërë çdo muaj, raporti është shoqëruar me foto dhe detaje për investimet e kryera.

Jorida Tabaku: Si pjesë e bilanceve të dorëzuar nga kompania janë vënë re një sërë shkeljesh. 20 milionë euro për punime të realizuar nga inceneratori i Fierit është deklaruar në bilanc, e shkruan vetë. Kanë 20 milionë euro për nën kontraktime të Zotit Klodian Zoto. Nuk mbani përgjegjësi institucioni juaj për pagesat fiktive? 20 milionë euro punime të pakryera i mbartin për vitin tjetër, si janë bërë pagesat pa pasur situacione?

Viola Haxhiademi: Situacione ka dhe janë përgjegjës personat që kanë firmosur për ndjekjen e punimeve

Jorida Tabaku: Në koncesionin përkatës, ka ndodhur 2 herë ndryshimi i pronësisë . A ka dijeni për transferimin e aksioneve?

Viola Haxhiademi: S’kam dijeni, por kam dëgjuar për këtë si fakt. Nuk ka asnjë kërkesë për ndryshim të pronësisë.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Dëshmitarja s’paraqitet, Tabaku: Nëse s’vjen deri në mesditë, ndërhyn policia

(Fm/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike anila denaj jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022 anila denaj jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022

Sondazh

Poll