Politike

Subashi e Bllako në SPAK, Shalsi: PS nuk bëhet mburojë e askujt. PD të mos ngatërrojë rolet

18 Shkurt 2022, 14:57 Nga DOSJA
Subashi e Bllako në SPAK, Shalsi: PS nuk bëhet mburojë e askujt.

TIRANË– Socialisti Eduart Shalsi që është edhe anëtar i Komisionit Hetimor për Inceneratorët është distancuar nga marrja në pyetje e kryebashkiakut të Fierit dhe deputetit të PS-së, Alqi Bllako në SPAK. Në një deklaratë për mediat, Shalsi tha se Partia Socialiste nuk do të bëhet mburojë e askujt që shkel ligjin pasi kanë qenë vetë iniciuesit e Reformës në Drejtësi. Ai kishte kritika për Opozitën, ku tha se nuk duhet të ngatërrojnë rolet në Komisionin Hetimor për Inceneratorët pasi nuk janë prokurorë e gjykatës.


“Ajo që ndodh rëndom me Komisionin Hetimor qëllimi i të cilit është ajo që po duket si një gjyq publik. Nga njëra anë kemi një reforme në drejtësi që po jep frytet e veta. Na shqetëson mungesa e seriozitetit. Kemi qenë të shqetësuar me dëshmitarët ku një pjesë e tyre janë të thirru në SPAK. Sot e dimë që kemi njerëz të arrestuar të akuzuar, duhet të sigurojmë mbështetjen tonë Komisionit Hetimor, por pa ngatërruar rolet, dhe pa cënuar rolin e rëndësishëm që kanë marrë organet e drejtësisë. Kemi një opozitë kuturu që po e paralajmëromë të jetë e kujdesshme në Komisionin e Hetimor sepse nuk duam të cënohet procesi i hetimit. jemi iniciuesit e reformës në drejtësi e kemi mbështetur pa ekuivok që në krye të herës ndërtimin e institucioneve të drejtësisë dhe kemi deklaruar qartazi që PS nuk bëhet mburojë për askënd që ka probleme me ligjin,”- tha Shalsi. 

Subashi e Bllako janë thirrur sot në SPAK për tu pyetur në lidhje me inceneratorët. Kryebashkiaku i Fierit është pyetur pa praninë e një avokati për veprimet e kryera në inceneratorin e Fierit, ndërsa deputeti Bllako për Tiranën. Deri më tani nuk ka detaje në lidhje me dëshminë që kanë dhënë socialistët. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll