Politike

Dëshmitarja e pranon: Buxheti i shtetit ka ngritur inceneratorët (Socialistët ‘vlojnë’)

18 Shkurt 2022, 09:28 Nga DOSJA
Dëshmitarja e pranon: Buxheti i shtetit ka ngritur inceneratorët

TIRANË- Viola Haxhiademi, sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka pranuar që inceneratorët janë ngritur duke marrë para nga buxheti i shtetit. E pranishme në Komisionin e Inceneratorëve, Haxhiademi tha se për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit ka investuar shteti, ndërsa Tirana ka funksionuar ndryshe. 

Pjesë nga biseda:

Viola Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: E kisha fjalën për fierin dhe Elbasanin, Tirana ka funksionuar ndyrshe

Helidon Bushati: Jo, ju jeni shumë e saktë, pra ju po thoni që buxheti i shtetit është marrë për të investuar tek inceneratorët sepse kontraktuesi nuk ka pasuar asgjë

Viola Haxhiademi: Vetëm për dy

(Ndërhyrje nga socialistët)

Helidon Bushati: Lëre të flasë vetë ju lutem, ajo flet vetë

Jorida Tabaku: Ta mbarojë zonja Denaj, ta mbarojë

Viola Haxhiademi Nuk jam në dijëni për ndryshim të aksionerëve nga koncensionarët.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Dëshmitarja s’paraqitet, Tabaku: Nëse s’vjen deri në mesditë, ndërhyn policia

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike helidon bushati komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022 viola haxhiademi helidon bushati komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022 viola haxhiademi

Sondazh

Poll