Politike

Sekretarja e MIE-s për inceneratorët: S’dinim gjë për ndryshimin e pronësisë

18 Shkurt 2022, 10:07 Nga DOSJA
Sekretarja e MIE-s për inceneratorët: S’dinim gjë për

TIRANË– Viola Haxhiademi, Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni rë ndryshimit të pronësisë së inceneratorit të Fierit. E pranishme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Haxhiademi u pyet nga kryetarja Jorida Tabaku dhe tha se e ka dëgjuar që në rastin e inceneratorit të Fierit, kompania italiane që ka marrë pronësinë, ia ka shitur asaj një javë më pas njoftimit të fituesit për kontratën koncencionare kompanisë ndërtim-montim Patos, por nuk i di procedurat me detaje. Sipas Haxhiademit, kjo mund të ketë ndodhur më herët. 

Pjesë nga biseda: 

Jorida Tabaku: Detyra e autoritetit kontraktues është gjithmonë njoftimi në rast të ndryshimit të pronësisë të kontratës koncensionare. Në koncesionin përkatës, të cilin edhe po flasim, ka ndodhur dy herë ndryshimi i pronësisë. Në rastin e inceneratorit të Fierit, kompania italiane që ka marrë pronësinë, ia ka shitur asaj një javë më pas njoftimit të fituesit për kontratën koncencionare kompanisë ndërtim-montim Patos. Në dijeninë tuaj a ka një njoftim për transferimin e aksioneve dhe pronësisë?

MIE: Nuk kam dijeni për këtë, ka ndodhur përpara. E kam dëgjuar si fakt.

Jorida Tabaku: Po për ndryshimin e aksioneve që ka ndodhur në Datën 14.02.2022 dhe është regjistruar?

MIE: Jeni duke folur tre ditë përpara, 14.02.2022.

Jorida Tabaku: Në datën 14.02.2022 është bërë një ndryshim i aksioneve në qendrën e biznesit në emër të kompanive të regjistruara ku janë shfaqur tre aksionerë italianë. Qëllim i këtij komisioni është të kuptojë kush janë investitorët fundorë. A keni dhënë një miratim paraprak për ndryshimin e aksionerëve nga një kompani tek tjetra?

MIE: Jo!

Jorida Tabaku: Nuk keni dhënë asnjë ndryshim?

MIE: Jo!

Jorida Tabaku: Nuk ka asnjë miratim ndryshimi?

MIE: Jo! Nuk ka asnjë kërkesë për ndryshim të aksionerëve.

Jorida Tabaku: Atëherë nuk është në dijeninë tuaj se si ka ndryshuar aksionerët e kompanisë pak ditë më parë?

MIE: Jo! Neni 32. Transferimi i kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat. 1. Në përputhje me dispozitat e këtij neni, me pëlqimin paraprak me shkrim nga autoriteti kontraktues, kontrata e koncesionit/partneritetit publik privat mund të transferohet te një person i tretë, që përmbush kërkesat e përshtatshmërisë, të përcaktuara në dokumentacionin e tenderit, në bazë të të cilit kontrata ishte dhënë fillimisht, përveçse nëse këto kërkesa u referohen kushteve që nuk janë më të nevojshme për përmbushjen e kontratës, për shkak të faktit se këto detyrime dhe kërkesa të përmendura janë tashmë duke u konsumuar ose duke u realizuar nga koncesionari/partneri privat i mëparshëm.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Dëshmitarja s’paraqitet, Tabaku: Nëse s’vjen deri në mesditë, ndërhyn policia

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022 viola haxhiademi jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022 viola haxhiademi

Sondazh

Poll