Politike

Tabaku e pyet për 20 mln euro shpenzime. Dusha: S’e di, udhëtimet janë bërë për punë

18 Shkurt 2022, 11:50 Nga DOSJA
Tabaku e pyet për 20 mln euro shpenzime. Dusha: S’e di,

TIRANË– Loran Dusha, administrator i inceneratorit të Tiranës nuk ishte në gjendje tu jepte përgjigje shumë pyetjeve të kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorit. I pranishëm përmes SKYPE në mbledhjen e sotme, Dusha u pyet për 20 milionë euro që janë marrë nga buxhetit i shtetit sipas kryetares së Komisionit Jorida Tabaku janë marrë por nuk dihet ku janë investuar dhe Dusha tha se i duhet kohë për ta verifikuar këtë gjë. 

Pjesë nga biseda; 

Jorida Tabaku: Pse thoni kemi marrë 20 mln euro paradhënie për porosi ndërkohë që punë nuk është kryer? Pse keni bërë pagesa për paradhënie. Vlera është 80% e vlerës së inceneratorit. Janë marrë nga buxheti i shtetit për punë që nuk janë kryer

Loran Dusha: Më duhet ta shikoj, nuk mund t’ju them. Më duhet ta shikoj.

Jorida Tabaku: Keni nënkontraktuar kompanitë e z.Zoto. Për çfarë punësh e keni nënkontraktuar zotin Klodian Zoto me vlerën e  20 mln euro kur nuk është kryer punë në inceneratorin e Fierit? Çarë pune ka kryer kompania që ka marrë paradhënie?

Loran Dusha: Më duhet ta konfirmoj se nuk jua them dot. Është kompani nënkontraktore për kryerjen e punimeve civile dhe ndërtimore. Nuk e mbaj mend të them çfarë punimesh janë kryer.

Jorida Tabaku: Nuk ka patur vendndodhje, lëvizje në 3 vende të ndryshme

Loran Dusha: Kompania ka filluar ndërtimin pas zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Jorida Tabaku: Keni filluar punën 5 shkurt 2018, kam qenë në inceneratorin e Fierit në fillim të 2020 dhe ka qenë vetëm një karabina. Deputetët kanë shkuar në inceneratorin e Fierit dhe kanë vënë re që nuk është në punë. Për çfarë janë shpenzuar 20 mln euro paradhënie?

Loran Dusha: Nuk jua them dot tani, duhet ta konfirmoj, pro mund të jenë bërë për agregatet e inceneratorit për kompanitë e huaja.

Jorida Tabaku: Shpenzimet e inceneratorit të Fierit kanë një zë të konsiderueshëm për pagesa udhëtimi

Loran Dusha: Janë udhëtime të personelit për nevojat e impiantit

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Dëshmitarja s’paraqitet, Tabaku: Nëse s’vjen deri në mesditë, ndërhyn policia

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022 loran dusha komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022 loran dusha

Sondazh

Poll