Politike

Administratori ‘humb’ kujtesën, Tabaku: S’ke faj, është pasojë e Covid-19

18 Shkurt 2022, 12:34 Nga DOSJA
Administratori ‘humb’ kujtesën, Tabaku: S’ke faj,

TIRANË– Loran Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit nuk u është përgjigjur shumë pyetjeve në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Fakti që pas çdo pyetjeje, ai thoshte ‘s’e mbaj mend’, shkaktoi edhe batuta në sallë. Madje, kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, me humor, tha se kjo është edhe një nga pasojat e Covid-19 duke qenë se Dusha është i infektuar me koronavirus.

Pjesë nga biseda:

Loran Dusha: Nuk mbaj mend shumë gjëra…

Jorida Tabaku: Keni marrë garanci sovrane, bëhet fjalë për 23 milionë euro

Loran Dusha: Nuk e mbaj mend

Jorida Tabaku: S’keni faj, është pasojë e Covid-19 edhe kjo

Loran Dusha: Po s’jam shumë në terezi, s’jam në gjendje…

Jorida Tabaku: Po çfarë mbani mend, a jeni administrator i kësaj kompanie?

Loran Dusha: Nuk e mbaj mend

Jorida Tabaku: Nuk mbani mend diçka që jepni me firmën tuaj?

Loran Dusha: Jo nuk e mban mend, nuk mbaj mend gjëra specifike

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Dëshmitarja s’paraqitet, Tabaku: Nëse s’vjen deri në mesditë, ndërhyn policia

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022 loran dusha jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022 loran dusha

Sondazh

Poll