Politike

Zhduket administratorja e inceneratorit të Tiranës, Tabaku: Hap derën, do të marrë policia

18 Shkurt 2022, 12:43 Nga DOSJA
Zhduket administratorja e inceneratorit të Tiranës, Tabaku: Hap

TIRANË– Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku i ka kërkuar administratores së inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra që të hapë derën e të marrë shkresën e dërguar nga Kuvendi. Nga mbledhja e sotme, Tabaku tha se posta e posaçme e Kuvendit shkuan në inceneratorin e Tiranës i cili është i mbyllur, ndërsa punonjësi ka mbyllur derën dhe tha që nuk ndodhen asnjë nga stafi i inceneratorit i pranishëm në kantier.

Pjesë nga biseda; 

Tabaku: Diskutuam sot në mëngjes për praninë e znj.Ariola Kodra. E pritëm në mëngjes, nuk erdhi. E ftuam në orën 15:00. Stafi i Kuvendit dhe posta e posaçme e Kuvendit shkuan në inceneratorin e Tiranës i cili është i mbyllur. Punonjësi ka mbyllur derën dhe tha që nuk ndodhen asnjë nga stafi i inceneratorit i pranishëm në kantier. I kemi nisur një kërkesë tjetër me postën speciale znj.Ariola Kodra. E kemi marrë disa herë në telefon. Do ta ripërsërisim kërkesën tonë që ajo të jetë këtu pjesë. Ndërkohë që na ka sjellë një pjesë të informacionit që kërkuam ditën e premte. I bëjmë thirrje znj.Ariola Kodra, punonjësve të inceneratorit të Tiranës të hapin derën, të pranojnë shkresën e Kuvendit, janë letra zyrtare të shtetit shqiptar. Ju lutem merrni njoftimin për të ardhur për të dëshmuar.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Dëshmitarja s’paraqitet, Tabaku: Nëse s’vjen deri në mesditë, ndërhyn policia

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022 jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 18 shkurt 2022

Sondazh

Poll