Politike

I quajti ministret “çupëlina”, Duma: Xhaferaj xhentëlmen, Berisha bëri deklaratë skandaloze

17 Shkurt 2022, 20:46 Nga DOSJA
I quajti ministret “çupëlina”, Duma: Xhaferaj

TIRANË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka komentuar deklaratën e Deputetit të PD-së Ferdinant Xhaferaj, i cili i quajti ‘çupëlina’ ministret. E ftuar në emisionin ‘Radari Informativ’ në Abc News, Duma tha se Xhaferaj është xhentëlmen dhe se u akuzua padrejtësisht. Sipas Dumës, deklarata e tij u nxor nga konteksti, pasi e kishte fjalën për anëtaret e qeverisë si fëmijë, të cilat nuk kanë përvojën e duhur.

Sikur kjo të quhej seksizëm do të ishim shumë mirë. Zoti Xhaferi hyn te deputetë më xhentëlmen. Unë e kuptoj e kishte në kontekstin fëmijë, çupëlina në sensin e ministreve të vogla në moshë që nuk kanë përvojën”, tha deputetja.

Duma kujton se pas tij, Berisha tha “ndalojeni eksitimin e ministreve”, duke e cilësuar si skandaloze këtë deklaratë, por askush nuk reagoi.

Në atë sekondë, Berisha më mbrapa tha ndalojeni eksitimin e këtyre ministreve këtu dhe nuk reagoi askush. Do të më kishte pëlqyer që të kishin të njëjtin reagim, të kishin të njëjta këllqe. Me një njeri që nuk guxojnë të reagojnë sillen pikërisht si çupëlina”, tha Duma.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ferdinant xhaferaj grida duma ferdinant xhaferaj grida duma

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2022, 19:34

Komisioni i Rithemelimit: Bashës i ka dalë boja

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit për Partinë Demokratike ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha ka shitur opozitën te Rilindja. Drejtoresha e Komunikim...