Vendimi për Metën, Duma: Fitore, e kam mbështetur Presidentin
17 Shkurt 2022, 18:58Nga DOSJA
TIRANË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma e ka cilësuar fitore vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Presidentin Ilir Meta. E ftuar në emisionin ‘Radari Infromativ’ në Abc News, Duma ky është një lajm i mirë për shkak se nuk iu përgjigj thirrjes së partisë në pushtet.
“Është një lloj fitore më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese nuk shkon në konform në thirrjet politike për presidentin. Është lajm i mirë. Ishte krijuar përshtypja që do të ndodhte. Pikërisht për këtë arsye sepse pritshmëria ishte ngritur. Për mua është lajm i mirë që tregon se nuk i përgjigjet kësaj thirrje të partisë në pushtet”, tha Duma.
Ajo ka vazhduar të deklaroi se e ka mbështetur Metën në disa situata të caktuara, duke shtuar se nuk ka ndryshuar mendim për Metën, pavarësisht PD-së.
“Si president unë besoj se duhet ta ruajë etikën të mos përfshirjet në çështjen e partive. Le të themi që në kushtet në të cilat është Shqipëria ka pasur momente që e kam mbrojtur presidentin sepse monopartia kërkonin që edhe Presidenca kërkua në këtë situatë shumë specifike që të bënte kontrollin dhe balancën. Ka pasur momente që ka dalë dhe ka bërë rol të fortë politik. Në atë momente kam thënë po, sepse ishte momenti. Sot nuk ka të njëjtin qëndrim ndaj PD por unë skam ndryshuar qëndrim. Atëherë kam thënë po se po e bën këtë për shkak të mungesës së kontrollit dhe balancës”, theksoi Duma.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Në vijim të takimeve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla zhvilloi një takimi ...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka nxjerrë të tjera të dhëna në lidhje me inceneratorët. Përmes një mesazhi në rrjet...
LUSHNJE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Cukat në Lushnje, ku ka prenzantuar kandidatin e koalicionit “Shtëpia e...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është shprehur se procedura që bëri LSI-ja për tu regjistruar në zgjedhjet e 6 ...
LUSHNJE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në prezantimin e kandidatit të koalicionit “...
TIRANË- Këshilltari ligjor i grupit të Partisë Demokratike, Marash Logu i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të marrë si të pandehur ...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se nuk e ka takuar asnjëherë Premtim Kryemadhin, i cili garon nën koalicio...