Politike

Kushtetuesja s’e shkarkoi, Meta: Asnjë emocion! E dija fundin, s’kam bërë shkelje

17 Shkurt 2022, 19:35 Nga DOSJA
Kushtetuesja s’e shkarkoi, Meta: Asnjë emocion! E dija fundin,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë vendimin e Gjykatës Kushtetuse për të mos e shkarkuar nga posti i kreut të shtetit. Në një intervistë për emisonin “Dekalog”, Meta tha se e gjithë çështja ishte presion politik nga ana e maxhorancës kundrejt tij, por që shtoi se ai ishte i bindur tek veprimet e tij. Sipas kreut të shtetit, nuk ka shkelur as lehtë e as rëndë Kushtetutën.

“Nuk kam pasur asnjë lloj emocioni për çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kam pritur të zgjidhej më herët. Fundin e kësaj çështjeje unë e kam ditur sepse nuk kam bërë asnjë shkelje të lehtë, jo më të rëndë. Ka qenë proces politik për të më mbajtur në presion në shenjë hakmarrjeje,”-tha Meta.

Mbrëmjen e djeshme, Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Gjykata vendosi me 6 vota kundër dhe 1 pro se Meta do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022. Gjykata Kushtuese nuk e pranoi kërkesën e Kuvendit me argumentimin se presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës me deklaratat e tij publike, prandaj nuk është i arsyeshëm shkarkimi i tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 tirane ilir meta shkarkimi i metes 2 tirane

Sondazh

Poll