Politike

“Kushtetuesja” i dha të drejtë, Meta asnjë hap pas: Drejtësia, e kapur! Kjo ishte maskaradë

17 Shkurt 2022, 19:52 Nga DOSJA
“Kushtetuesja” i dha të drejtë, Meta asnjë hap pas:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta sërish ngul këmbë se drejtësia në vendin tonë është e kapur, edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi nga postimi. Në një intervistë për emisionin “Dekalog”, Meta tha se i gjithë procesi i ngritur kundrejt tij s’ishte gjë tjetër veçse një makaradë politike për të kamufuar maxhoranca kapjen e drejtësisë në vend. Gjithashtu kreu i shtetit tha se procesi kundër tij për të hequr vëmendjen nga skandalet që ndodhin në Shqipëri.

“Nuk kam pasur asnjë shqetësim për një çështje e cila ka qenë inekzistente, sepse jo vetëm nuk kam bërë as shkelje të rëndë dhe as të lehtë të Kushtetutës, por edhe kam qenë i bindur që ky ka qenë një proces politik. Nuk është rastësi që është bërë në këto momente, ka qenë një tentative për të kapur të vetmin institucion të pavarur por dhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive te qeverise. Ky ishte hetimi i tretë kundër meje. Një maskaradë politike, një shoë.

Kërkesa për shkarkim nga Parlamenti ka qenë shantazh ndaj Presidentit, për qëndresën që ai ka bërë për mos kapje të shtetit. Kjo kërkesa ka qenë e paligjshme dhe në formë hakmarrje e mazhorancës ndaj Presidentit të Republikës. E gjitha kjo maskaradë politike u bë për të tërhequr vëmendjen nga afera korruptive e inceneratorëve. Kjo është një lojë e mbaruar. Presidenti nuk ka shkelur asnjë ligj dhe as një nen të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Asnjë fjalë nuk tërheq nga ato që kam thënë,”- tha në fjalën e tij Meta.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gjykata kushtetuse ilir meta gjykata kushtetuse ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2022, 19:34

Komisioni i Rithemelimit: Bashës i ka dalë boja

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit për Partinë Demokratike ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha ka shitur opozitën te Rilindja. Drejtoresha e Komunikim...