Politike

Komisioni i Rithemelimit: Bashës i ka dalë boja

17 Shkurt 2022, 19:34 Nga DOSJA
Komisioni i Rithemelimit: Bashës i ka dalë boja

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit për Partinë Demokratike ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha ka shitur opozitën te Rilindja. Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit, Floriana Garo me anë të një postimi në Facebook, shkruan se Basha edhe pse tregon me fakte vjedhjet, ai ka votuar për marrjen e borxhit prej 720 milionësh euro.

Postimi i Plotë:

Lulit i ka dalë boja! Për të justifikuar kartonat jeshilë pro katastrofës së reformës në drejtësi, Basha u rrek sot të gjente një alibi për faktin se: u ul me dëshirë në prehrin e Rilindjes, por beteja “sa për sy e faqe” me Edi Ramën, sapo ka filluar! Lulzim Brava kërkon të shesë opozitarizmim fallco dhe betejat e njëpasnjëshme të braktisura dhe të shitura haptas me sloganin e hershëm të pengmarrësit të tij, Edi Ramës: “Fajin e ka Saliu”!

Lulzim Brava nuk mund t’u shpjegojë qytetarëve se ç’kuptim ka të tregosh me fakte vjedhjen, kur ti voton ne komisione të parlamentit marrjen e borxhit të ri prej 720 milionësh euro për tu vjedhur dhe shpërdoruar nga narkoqeveria, apo e amniston me votë sistemin e drejtësie të kapur e kontrolluar nga banda e Rilindjes. Ndërkohë, në aktin final të votimit, ti bëhesh njësh me ta! Ky është thjesht një teatër ku binomi Rama – Basha vazhdojnë të vjedhin bashkë duke vrarë shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Vota për Shtëpinë e Lirisë, në dt 6 Mars shënon fundin e një opozite të marrë peng. Shënon rizgjimin e shpresës dhe fillimin e ndryshimit!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll