Balla takim me banorët e Lushnjes: Kundërshtari ynë më i madh janë problemet e qytetarëve
17 Shkurt 2022, 18:45Nga DOSJA
Në vijim të takimeve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla zhvilloi një takimi me banorët e lagjes “Loni Dhamo” ne qytetin të Lushnjes.
I shoqëruar nga kandidatja për kryetare bashkie, Eriselda Sefa, Balla pa nga afër zonën ku do të zbatohet projekti më i përroit të qytetit. Gjatë bashkëbisedimit banorët e kësaj lagjeje kërkuan furnizim me ujë të pijshëm 24 orë.
Lidhur me këtë shqetësim, kryetarja Sefa i bëri me dije qytetarëve se shumë shpejt do të bëhet lidhja me tubacionin kryesor të ujësjellësit dhe në këtë mënyrë do të bëhet i mundur furnizimi me ujë pa ndërprerje për të gjithë lagjen. Një ndër projektet e tjera që do të nisë në këtë lagje janë sistemimi i fasadave të pallateve, infrastruktura e brendshme si edhe rikonstruksioni i qëndrës shëndetësore.
Nga ana e tij Balla premtoi se pas takimit me ministren e shëndetësisë në Spitalin e Lushnjes ai do të vazhdojë të mbetet një spital me të gjitha pavionet dhe shërbimet që i duhen qytetarëve, duke vazhduar me investimet e tjera për të.
“Projekte të tjera janë aplikuar pranë donatorëve dhe janë në proçes të cilët do të jenë në ndihmë të nevojave sociale të banorëve të kësaj lagjieje. Ne kemi gjetur Eriselda Sefën, njeriun e duhur dhe ilaçin e duhur për punët e më të mira në Bashkinë Lushnje” u shpreh Balla.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka nxjerrë të tjera të dhëna në lidhje me inceneratorët. Përmes një mesazhi në rrjet...
LUSHNJE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Cukat në Lushnje, ku ka prenzantuar kandidatin e koalicionit “Shtëpia e...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është shprehur se procedura që bëri LSI-ja për tu regjistruar në zgjedhjet e 6 ...
LUSHNJE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në prezantimin e kandidatit të koalicionit “...
TIRANË- Këshilltari ligjor i grupit të Partisë Demokratike, Marash Logu i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të marrë si të pandehur ...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se nuk e ka takuar asnjëherë Premtim Kryemadhin, i cili garon nën koalicio...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi para gazetatëve se vendimin për Ilir Metën e priste që në muajin mars...