Politike

Pavarësia e Kosovës, Berisha e uron nga Lushnja, shpjegon arsyen: S’e bëra dot në Kuvend…

17 Shkurt 2022, 17:51 Nga DOSJA
Pavarësia e Kosovës, Berisha e uron nga Lushnja, shpjegon arsyen:

LUSHNJE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Cukat në Lushnje, ku ka prenzantuar kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka uruar edhe 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke shpjeguar edhe pse nuk e bëri nga Foltorja e Kuvendit sot paradite.

“Dua të uroj Pavarësinë e Kosovës. Nuk e bëra dot në Kuvend sepse nuk u votua rezoluta e genocidit serb në Kosovë. Kjo sepse jo në një rast por në disa raste Serbia ka kryer genocid në Kosovë dhe në Shqipërinë e veriut. Ne votuam sikur të ishim parlamenti serb në Shqipërinë e Veriut. Rama po krijon një aleancë anti-shqiptare. “Ballkani i Hapur” është aleancë trilaterale në favor të Serbisë, kundër Kosovës dhe shteteve të tjera të rajonit,”-tha Berisha në fjalën e tij.

Sot Berisha ka prezantuar kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë e Lushnje, Elton Bano. Ky i fundit ka përballë kandidatin e Partisë Demokratike, Indrit Sefa dhe atë të socialistëve, Eriselda Sefa.

SHIKO EDHE KËTË:

Berisha për Bashën: Nuk del se ka frikë mos demokratët e gjuajnë me vezë e domate

“Të dua!”/ Demokrati nga Lushnja i ‘hap zemrën’, Berisha: Edhe unë ju dua shumë!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha ne lushnje sali berisha sali berisha ne lushnje

Sondazh

Poll