Politike

Falsifikimi i dokumentave në Kuvend, Meta: Opozita të reagojë, skandal i rëndë (Po Basha?)

17 Shkurt 2022, 20:05 Nga DOSJA
Falsifikimi i dokumentave në Kuvend, Meta: Opozita të reagojë,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që opozita në Kuvend duhet të reagojë ashpër për manipulimet e pretenduara në dokumentat që maxhoranca depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kundër tij. Në një intervistë për emisionin “Dekalog”, Meta kërkoi mbështetje nga opozita, por nuk e specifikoi nëse përfshinte edhe kryedemokratin Lulzim Basha me të cilin ka pasur përplasje në distancë.

“Kërkoj nga Prokuroria përgjigje për falsifikimin e rëndë të provave të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese për të cilën kam bërë një kallëzim penal. Pres nga e gjithë opozita të reagojë për këtë skandal kaq të rëndë,”-u shpreh Meta ndër të tjera.

Lidhur me këtë çështje, Meta ka depozituar një padi në Prokurorinë e Tiranë dhe në Prokurorinë e Posaçme SPAK, duke akuzuar maxhorancën se provat e paraqitura ndaj tij në procesin gjyqësor ishin të manipunuara, e gjitha për të bërë të mundur shkarkimin e tij brenda afatit të përcaktuar nga ligji. Këshilltari ligjor i tij, Bledar Dervishaj shpjegoi sesi Kuvendi nuk kishte respektuar afatin 48 orë për mbledhjen e Komisionit Hetimor duke manipuluar përmbajtjen e shkresave dhe të datave në dokumentat zyrtare.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2022, 19:34

Komisioni i Rithemelimit: Bashës i ka dalë boja

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit për Partinë Demokratike ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha ka shitur opozitën te Rilindja. Drejtoresha e Komunikim...