Bota

Pavarësia e Kosovës, Osmani dhe Kurti nuk përmendin Thaçin, Sejdiun dhe Krasniqin

17 Shkurt 2022, 14:53 Nga DOSJA
Pavarësia e Kosovës, Osmani dhe Kurti nuk përmendin

PRISHTINË – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk përmendën në asnjë prej fjalimeve të tyre ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe ish-kryeministrin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi si kontrubues të rëndësishëm të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008. Kjo gjë ka irrituar Partinë Demokratike të Kosovës, pjesë e së cilës ka qenë Thaçi. Shefi i grupit parlamentar Abelard Tahiri tha se kontributi i Thaçit nuk mund të zhbëhet roli i këtyre 3 politikanëve në realizimin e Pavarësisë së Kosovës. Ai kritikoi Kurtin dhe Osmanin të cilët sipas tyre duhej të tregonin ro unifikues në këtë ditë të shënuar.

“Është e papranueshme të mos përmenden aktorët kryesorë, nuk mund të zhbëhet ajo që ish-kryeministri Hashim Thaçi ka thirrë seancën e jashtëzakonshme për shpalljen e pavarësisë nuk mund të zhbëhet roli i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi e as e ish-presidentit Fatmir Sejdiu. Dua të shpreh keqardhje për sjelljen e kryeministrit Kurti në seancën solemne, Albin Kurti do të duhej të kishte rol unifikues presidentja e vendit poashtu”, ka thënë Tahiri në konferencën e thirrur për media pas opozita lëshoi seancën.

Opozita braktisi seancën e sotme në Kuvend kur kryeministri Kurti sulmoi mediat për dezinformim.

LAJMI KRYESOR: Kosova bën 14 vjet shtet! Kurti përplaset me mediat, opozita lë Kuvendin (Zhvillimet)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosova 14 vite shtet pavaresia e kosoves kosova 14 vite shtet pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll