Bota

14 vite shtet,Blinken uron Kosovën: SHBA krah jush, pavarësia e sovraniteti, të pacenueshme

17 Shkurt 2022, 08:37 Nga DOSJA
14 vite shtet,Blinken uron Kosovën: SHBA krah jush, pavarësia e

UASHINGTON – Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dërgoi një mesazh urimi për udhëheqësit dhe qytetarët e Kosovës me rastin e themelimit të shtetit në 17 shkurt 2008. Nëpërmjet një letre, shefi i diplomacisë amerikane shprehet se SHBA është krenare që mbështet Kosovës në realizimin si shtet. Ai shpreson që Prishtina të integrohet në të ardhmen sa më shpejt në BE dhe NATO. Blinken premton se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë në vazhdimësi Kosovën.

MESAZHI I ANTONY BLINKEN:
Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në vlerat tona të përbashkëta demokratike. Si një nga demokracitë më të reja në botë, Kosova dhe qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për përparimin që keni bërë gjatë këtyre 14 viteve. Ne jemi krenarë t’ju mbështesim në këtë përpjekje.

Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Kosovës derisa ajo punon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

Ne presim që Kosova me të drejtë të zërë vendin e saj përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike dhe ritheksojmë mbështetjen tonë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyrë për të arritur një marrëveshje për marrëdhëniet e normalizuara, të përqendruara në njohjen reciproke.

Iu uroj paqe, prosperitet dhe shëndet të mirë popullit të Kosovës, ndërsa vazhdoni rrugëtimin tuaj demokratik. Ne do ta forcojmë miqësinë tonë të palëkundur, së bashku.

LAJMI KRYESOR: Kosova feston sot pavarësinë! 14 vite shtet i pavarur, eventet e planifikuara

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni antony blinken kosova 14 vite shtet pavaresia e kosoves antony blinken kosova 14 vite shtet pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 16 Shkurt 2022, 21:58

ANALIZA/ Çfarë dihet për krizën Ukrainë-Rusi

UKRAINË- Shqetësimet e Perëndimit se Rusia mund të ndërmarrë një sulm ndaj Ukrainës janë zbutur nga dita në ditë, por nuk janë zhdukur. Përpjekjet diplomat...