Bota

Kurti kapet me mediat në Kuvend, LDK: Fjalimi tij, përçarës, ofendues dhe i pavend

17 Shkurt 2022, 12:32 Nga DOSJA
Kurti kapet me mediat në Kuvend, LDK: Fjalimi tij,

PRISHTINË – Lidhja Demokratike e Kosovës reagoi e indinjuar ndaj fjalimit të kryeministrit Albin Kurti sot në Kuvendin e Kosovës me rastin e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë. Në deklaratën për mediat, LDK e konsideroi fjalën e kryeministrit si përçarës, ofenduar të pavend dhe pa dinjitet, pasi sulmoi opozitën, mediat dhe fjalën e lirë.

Më tej, LDK shton se Kurti e konsideron Ditën e Pavarësisë së Kosovës si moment për të përçarë qytetarët e vendit. LDK shton se shefi i qeverisë së Kosovës  fyeu sakrificën e popullit të Kosovës.

DEKLARATA E LDK:
Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se fjalimi i sotëm i Kurtit, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ishte përçarës, ofendues, i pavend dhe i padinjitetshëm. Ai sulmoi opozitën, mediet dhe fjalën e lirë. Një fjalim i tillë nuk mund të mbahet në festën e Ditës së Pavarësisë.

Duket që Kurti vazhdon të mos e përjetojë 17 shkurtin si festë e moment uniteti kombëtar të Kosovës. Ai edhe në këtë ditë të madhe, si para 14 vjetëve, zgjedh të ndajë e të përçajë popullin e Kosovës. Republika e Kosovës është vendi i vizionarëve politikë, i luftëtarëve, i dëshmorëve dhe i martirëve të lirisë, vendi dhe shteti ynë i përhershëm. Kush nuk e kupton, fyen sakrificën e popullit të Kosovës, siç bëri Kurti sot.

LAJMI KRYESOR: 14 vite pavarësi, mesazhe nga klasa politike shqiptare dhe SHBA: U realizua ëndrra e madhe

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti kosova 14 vite shtet ldk pavaresia e kosoves albin kurti kosova 14 vite shtet ldk pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll