Bota

Parada ushtarake për Pavarësinë e Kosovës, Albin Kurti: BE është fati ynë dhe i Europës

17 Shkurt 2022, 11:43 Nga DOSJA
Parada ushtarake për Pavarësinë e Kosovës, Albin Kurti: BE

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se Bashkimi Europian është e ardhmja e kontinentit europian dhe vetë Kosovës. Në fjalën përpara nisjes së parakalimit të njësive të armatosura në paradën e sotme me rastin 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kurti tha se Republika është një projekt ndërtimi dhe jo konsumi. Ai theksoi se të gjitha pakicat etnike në vend duhet të integrohen si qytetarë të dorës së parë në Kosovë.

“Së bashku i kalojmë edhe sfidat, edhe festat, po përballemi me pandeminë që ka rënduar dhe ekonomitë më të fuqishme. Po angazhohemi që në shtëpitë tuaja të ketë shëndet dhe mirëqënie. Europa ëshë kontinenti ynë. Fati I Evropës dhe Kosovës është Bashkimi Europian. Të gjitha pakicat etnike të jenë qytetarë të dorës së parë, jo të dorës së dytë,. Pakicat duhet të integrohen në punë, polici, etj. Republika është rruga ku ecet, jo stacioni ku ndalohet, është projekt ndërtimi, jo konsumi. Mirëqenie e qytetarëve dhe jeta e mirë dhe e sigurtë e qytetarëve. Në emër të Republikës së Kosovës, ju uroj të festoni të gëzuar me familjet tuaja”, u shpreh Kurti.

LAJMI KRYESOR: 14 vite pavarësi, mesazhe nga klasa politike shqiptare dhe SHBA: U realizua ëndrra e madhe

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosova 14 vite shtet pavaresia e kosoves kosova 14 vite shtet pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll