Bota

Afganistan: 9-vjeçari bllokohet në një pus prej 2 ditësh, vijon operacioni i shpëtimit

17 Shkurt 2022, 11:33 Nga DOSJA
Afganistan: 9-vjeçari bllokohet në një pus prej 2 ditësh,

AFGANISTAN-Një djalë 9-vjeçar është bllokuar në një pus të thatë, 25 metra të thellë, në një fshat në provincën Zambul në Afganistanin juglindor që nga e marta. Operacioni i shpëtimit ka nisur menjeherë njoftuan burimet zyrtare, shkruan Oema.

“Një ekip është atje me një ambulancë, oksigjen dhe cdo gjë që nevojitet, ka mbërritur menjeherë në vendngjarje për të shpëtuar fëmijën, i cili mësohet se për momentin është në gjëndje të mirë shëndetësore”. tha Abdullah Azam, zëvendëskryeministër taleban.

Nuk dihen rrethanat e sakta në të cilat fëmija ka rënë në pus. Aksidenti të kujton rastin e 5-vjeçarit Ryan në Marok, i cili kishte rënë në një pus dhe ishte gjetur i vdekur, pas një operacioni që zgjati pesë ditë për ta shpëtuar.

Kjo tragjedi kishte tronditur opinionin publik ndërkombëtar. Në videon e filmuar nga njerëzit afër vendngjarjes shihet se djali mund të leviz pak krahët dhe pjesën e sipërme të trupit. Këto pamje janë realizuar me një aparat fotografik i cili është hedhur në pus të lidhur me litar. Në njerën video fëmija dëgjohet duke qarë dhe rënkuar dhe në një tjetër ai po flet me të atin.

“Hejdar më thuaj, a je mirë? Po përpiqemi të-të nxjerrim jashtë, rri i qetë”.
(f.mu)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota afganistan hejdar operacion shpetimi afganistan hejdar operacion shpetimi

Sondazh

Poll