Bota

Kurti përgatitet për fjalim për Pavarësinë e Kosovës, opozita largohet nga Kuvendi

17 Shkurt 2022, 11:10 Nga DOSJA
Kurti përgatitet për fjalim për Pavarësinë e

PRISHTINË – Deputetët e opozitës në Kosovë braktisën sallën e Kuvendit të Kosovës pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën për të folur me rastin e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës. Përfaqësuesit e grupeve parlamentare të PDK, LDK dhe AAK lanë karriget e Kuvendit dhe dolën jashtë.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca kërkoi nga deputetët e opozitës që të tregojnë dinjitet pasi sot është një ditë solemne për Kosovën.

“Kjo është një seancë solemne, ju lutemi të sillemi me dinjitet, është dita e pavarësisë”, tha Konjufca.

Kriza energjitike e Kosovës dhe rritja e çmimeve të energjisë ka shtyrë opozitën të akuzojë kryeministrin Kurti dhe zyrtarët e tjerë shtetërorë se po abuzojnë me situatën.

LAJMI KRYESOR: 14 vite pavarësi, mesazhe nga klasa politike shqiptare dhe SHBA: U realizua ëndrra e madhe

(d.v/dosja.l)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosova 14 vite shtet kuvendi i kosoves pavaresia e kosoves kosova 14 vite shtet kuvendi i kosoves pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll