Bota

“Qeveria e vetme s’mund ta mbrojë demokracinë nga dezinformatat”, opozita kundër Kurtit

17 Shkurt 2022, 12:18 Nga DOSJA
“Qeveria e vetme s’mund ta mbrojë demokracinë nga

PRISHTINË – Adresimi ndaj mediave dhe protestat e kritikat kundër tij u përmendën nga kryeministri i Kosovës gjatë fjalës së tij në Kuvend me rastin e kremtimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së shtetit të Kosovës. Në momentin kur ai tha se qeveria s’mund ta mbrojë e vetme demokracinë nga dezinformatat pasi rrënohet besimi në media, disa prej deputetëve të opozitës e pyetën se përse duhet të fliste për mediat sot.

“Është detyrë e Qeverisë që punët t’i bëjë në dritën e diellit dhe të rrisë transparencën, por Qeveria e vetme nuk mund ta mbrojë demokracinë nga dezinformatat. Kjo është detyrë e secilit. Njëjtë siç korrupsioni në institucione publike rrënon besimin e qytetarëve në demokraci e në qeveri, dezinformatat rrënojnë besimin në media të lira e të pavarura. E, një demokraci pa media të lira e të pavarura është çdoherë në rrezik”, u shpreh Albin Kurti.

Edhe pse janë shtuar kritikat dhe protestat kundër tij në media dhe politikë për qeverisjen, shefi i qeverisë tha se ësthë detyrë e tij si kryeministër që të garantohet liria e tubimit dhe protestës. Pavarësisht nëse pajtohet apo jo me kritikat dhe protestat ndaj tij. Në këtë moment, të gjithë deputetët e opozitës (LDK, PDK dhe AAK) lanë sallën e Kuvendit.

“Kushtetuta jonë mbron lirinë e shprehjes e fjalën e lirë. Njëjtë siç mbron lirinë e tubimit dhe të protestës. Si kryeministër i vendit, e kuptoj dhe e pranoj, që njerëzit të thonë lloj-lloj gjërat, çdo ditë, për mua. Dhe, unë do të mbroj të drejtën e tyre për ta bërë këtë. Sepse, lufta jonë për liri, nuk ishte vetëm luftë për t’u çliruar nga okupimi, por për të jetuar të lirë. Pra, kemi luftuar që të mbrohet e drejta e secilit për të shprehur qëndrimet e saj e të tij, edhe kur nuk pajtohemi me to, veçanërisht kur nuk pajtohem”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në Kuvend me rastin e Ditës së Pavarësisë.

LAJMI KRYESOR: 14 vite pavarësi, mesazhe nga klasa politike shqiptare dhe SHBA: U realizua ëndrra e madhe

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti kosova 14 vite shtet pavaresia e kosoves albin kurti kosova 14 vite shtet pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll