Bota

SHBA:Në një sherr mes dy të rinjve policia zgjedh të prangosë të riun me ngjyrë

17 Shkurt 2022, 10:04 Nga DOSJA
SHBA:Në një sherr mes dy të rinjve policia zgjedh të

SHBA-Dy adoleshentët amerikanë që u përleshën në qendrën tregtare “Bridgewater” në New Jersey janë ndërsa policia ka ndërhyr me shpejtësi. Njëri prej tyre u hodh menjëherë në dysheme dhe u prangos, ndërsa tjetri u arrestua me butësi.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet qartë diskriminimi që polici bën me mes dy të rinjve.

Në momentin kur është shfaqur policia, i bardhi ka qenë i shtrirë mbi adoleshentin me ngjyrë, raporton CNN.

Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se policia ka ardhur disa minuta pas sherrit dhe nuk ka mundur të shoh fillimin e tij.

Pavarësisht kësaj, ata e shtynë djalin e bardhë në divan, duke e lënë aty të shikonte me qetësi teksa e hodhën në dysheme një 14-vjeçar me ngjyrë, i vunë prangat dhe e arrestuan.

Sipas autorit të videos, policia e ka mbajtur në pranga djalin edhe për gjysmë ore. Ndërkohë, djali i bardhë arriti të ngrihet nga divani dhe të drejtohet pa e vënë re as policia, gjë që shihet në video.

Adoleshenti i bardhë, shkruan autori i videos, nuk është ndaluar as pas përfundimit të regjistrimeve dhe as nuk është vënë në pranga në asnjë moment.

(f.mu)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota policia prangos shba sherr me sy te rinjve policia prangos shba sherr me sy te rinjve

Sondazh

Poll