Bota

Parada ushtarake e Pavarësisë, Osmani: FSK, identiteti dhe garancia e shtetit tonë

17 Shkurt 2022, 12:43 Nga DOSJA
Parada ushtarake e Pavarësisë, Osmani: FSK, identiteti dhe garancia e

PRISHTINË – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i konsideroi forcat e armatosura të Kosovës si sigurinë, garancinë dhe identetin e shtetit. Në fjalën e saj në paradën ushtarake me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së vendit, kreu i shtetit theksoi se të gjithë duhet të përulen me respekt ndaj të gjithë personave që bëjnë mbrojnë popullin dhe shtetin e Kosovës. Për të mbrojtur identitetin e Kosovës, drejtuesja më e lartë e shtetit kërkoi që të punohet çdo ditë e më shumë.

“Jam krenare që ndodhem sot këtu para jush në këtë parakalim të ushtrisë tonë në 14 vjetorin e Republikës së Kosovës. 14 vite të shtetësisë së Kosovës nuk janë shumë por nuk janë aspak për ta kujtuar rrugën e vështirë për ta bërë shtetin. Këta djem dhe vajza që do të parakalojnë para jush janë personifikimi më i mirë i shtetit të Kosovës, ata nuk janë vetëm siguria jonë, por edhe garancia për çdo cep të territorit të Kosovës. Ata janë identiteti i shtetit tonë të ri për të cilin dhamë shumë mund dhe për të cilin po punojmë çdo ditë e më shumë. Secili nga njerëzit e këtij vendi ka bërë diçka për këtë ditë, secili në mënyrën e vetë ka bërë diçka që Kosova të bëhet shtet prandaj sot jemi këtu dhe përulemi me respektin më të madh ndaj gjithë atyre që ëndrrën tonë për shtetin e e bënë realitet”, deklaroi Osmani në paradën e sotme ushtarake.

LAJMI KRYESOR: 14 vite pavarësi, mesazhe nga klasa politike shqiptare dhe SHBA: U realizua ëndrra e madhe

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosova 14 vite shtet pavaresia e kosoves vjosa osmani kosova 14 vite shtet pavaresia e kosoves vjosa osmani

Sondazh

Poll