Bota

“Shteti ynë, punë e përfunduar”, Osmani për Pavarësinë e Kosovës: Shtëpia s’mbahet pa miq

17 Shkurt 2022, 07:58 Nga DOSJA
“Shteti ynë, punë e përfunduar”, Osmani për

PRISHTINË – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u shpreh para mediave me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kreu i shtetit kujtoi Ibrahim Rugovën si themeluesin dhe arkitektin e Pavarësisë së këtij vendi gjithashtu dhe dëshmorët që u sakrifikuan për çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe themelimin si shtet i pavarur. Ajo e mbylli fjalën e saj me shprehjen e ish-presidentit dhe ish-liderit të LDK Rugova duke thënë se “shtëpia nuk mbahet pa miq dhe Kosova është dëshmia më e madhe e kësaj gjëje”.

“Uroj qytetarët për 14 vjetorit të shtetit tonë. Edhe në këtë ditë, dua të shfrytëzoj për t’i falënderuar dhe nderuar ata që kanë dhënë gjithçka që ne ta gëzojmë shtetit tonë, duke filluar nga vizionari dhe arkitekti i Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova, i cili diti ta qartësojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës para botës dhe të krijojë miqësi të cilat edhe sot i gëzojmë. Dhe duke vazhduar me mbi 3 mijë dëshmorë që flijuan jetën që ne të jetojmë të lirë, të udhëhequr nga komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari. Shteti ynë është punë e përfunduar. Sfidat vazhdojnë, në këto sfida duhet të qëndrojmë të bashkuar. Vetëm atëherë kur jemi të bashkuar, mund të kemi sukses. Unë jam e bindur që deri tani i kemi bërë krenarë edhe miqtë tanë të cilët na kanë ndihmuar gjatë periudhës së lirisë, pavarësisë por edhe në procesin e shtetndërtimit e janë të pranishëm edhe sot. Prandaj dua t’i falënderoj që kurrë nuk na lanë vetëm. Sepse siç e ka thënë Presidenti ynë historik, ‘shtëpia nuk mbahet pa miq dhe Kosova është dëshmia më e madhe e kësaj”, deklaroi presidentja Vjosa Osmani.

LAJMI KRYESOR: Kosova feston sot pavarësinë! 14 vite shtet i pavarur, eventet e planifikuara
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosova 14 vite shtet pavaresia e kosoves vjosa osmani kosova 14 vite shtet pavaresia e kosoves vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 16 Shkurt 2022, 21:58

ANALIZA/ Çfarë dihet për krizën Ukrainë-Rusi

UKRAINË- Shqetësimet e Perëndimit se Rusia mund të ndërmarrë një sulm ndaj Ukrainës janë zbutur nga dita në ditë, por nuk janë zhdukur. Përpjekjet diplomat...