Bota

Belgjika liberalizon orarin e punës! Punohet një ditë më pak në javë, kushtet

17 Shkurt 2022, 07:49 Nga DOSJA
Belgjika liberalizon orarin e punës! Punohet një ditë më pak

BELGJIKË– Një paketë reformash qeveritare do t’i lejojë punonjësit me kohë të plotë t’i plotësojnë orët e tyre të punës për katër ditë në vend të pesë ditëve të zakonshme. Punonjësit që e kërkojnë do të mund të punojnë deri në 10 orë në ditë, nëse sindikatat bien dakord, në vend të maksimumit prej 8 orësh, në mënyrë që të punojnë një ditë më pak në javë me të njëjtën pagesë.

Më shumë fleksibilitet

Kryeministri Alexander De Croo tha në një konferencë për shtyp se kjo do t’u jepte punonjësve “më shumë fleksibilitet, më shumë liri”.

De Croo nuk specifikoi se kur do të hyjnë në fuqi këto ndryshime ose nëse do të ketë përjashtime. Ai theksoi se pandemia e koronavirusit i kishte detyruar njerëzit të punojnë më fleksibël dhe të kombinojnë jetën e tyre private dhe të punës. “Kjo ka çuar në mënyra të reja të punës.”/DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota belgjike puna ne belgjike punë belgjike puna ne belgjike punë

Sondazh

Poll

Bota 16 Shkurt 2022, 21:58

ANALIZA/ Çfarë dihet për krizën Ukrainë-Rusi

UKRAINË- Shqetësimet e Perëndimit se Rusia mund të ndërmarrë një sulm ndaj Ukrainës janë zbutur nga dita në ditë, por nuk janë zhdukur. Përpjekjet diplomat...