Bota

“Arracàs” fiton Ariun e Artë të Berlinales! Gjysmën e çmimeve e fituan gratë

17 Shkurt 2022, 07:44 Nga DOSJA
“Arracàs” fiton Ariun e Artë të Berlinales!

Fituesja e Ariut të Artë për filmin më të mirë është regjisorja spanjolle Carla Simón, për filmin e saj, “Alcarràs”, që bazohet në përvojat e familjes së saj. Në film familja Solé ka një pemishte me pjeshkë, që kërcënohet nga ndërtimi i paneleve diellore. Trupa e aktorëve të filmit të saj nuk kishte përvojë të mëparshme aktrimi.

Juria vlerësoi “portretizimin, butësinë, gëzimin dhe humorin e jashtëzakonshëm” të filmit “Alcarràs”.

Familja e regjisores Carla Simón kultivon pjeshkë në Alcarràs, prandaj ajo ua kushtoi çmimin të gjithë fermerëve që kujdesen që njerëzit e tjerë të kenë ushqim në tryezë.

“Tani e konsideroj veten si bijë të Berlinales,” tha Carla Simón, e cila në vitin 2017 po në Berlinale premierën e filmit të saj të parë “Frida’s Summer”.

Gjysmën e çmimeve e fituan gratë

Pas shpalljes së programit për konkursin e Berlinales 2022 ra në sy numri i madh i regjisoreve dhe kinesateve. Shtatë nga 18 filmat ishin bërë nga regjisore femra dhe katër prej veprave të tyre u vlerësuan me arinj.

Përveç Ariut të Artë për Carla Simón, me Arinj të Argjendtë u nderua Natalia López Gallardo për filmin “Robe of Gems”) dhe Claire Denis si regjisorja më e mirë për filmin “Avec amour et acharnement”.

Po ashtu me Arinj të Argjendtë u nderuan edhe produksioni indonezian “Nana” nga regjisorja Kamila Andini. Kurse Laura Basuki mori Ariun e Argjendtë për interpretimin më të mirë në një rol dytësor./DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ariu i arte carla simón cmim film ariu i arte carla simón cmim film

Sondazh

Poll

Bota 16 Shkurt 2022, 21:58

ANALIZA/ Çfarë dihet për krizën Ukrainë-Rusi

UKRAINË- Shqetësimet e Perëndimit se Rusia mund të ndërmarrë një sulm ndaj Ukrainës janë zbutur nga dita në ditë, por nuk janë zhdukur. Përpjekjet diplomat...