Bota

Kosova feston Pavarësinë, Kurti: Ata që punuan dhe luftuan lanë gjurmë ta pashlyeshme

17 Shkurt 2022, 08:26 Nga DOSJA
Kosova feston Pavarësinë, Kurti: Ata që punuan dhe luftuan

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti uroi të gjithë qytetarët e këtij vendi për kremtimin e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës. Nga oborri i qeverisë ku u ngrit flamuri i shtetit të Kosovës, Kurti tha se duhet të kujtohen të gjithë ata qytetarë që u sakrifikuan, punuan dhe luftuan për realizimin e ëndrrës së krijimit të republikës së pavarur të Kosovës. Shefi i qeverisë së Kosovës dha deklaratë për mediat.

“Urime të gjithë qytetarëve të Republikës Dita e Pavarësisë. Teksa kremtojmë e festojmë, gëzohemi dhe e  urojmë njëri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për lirinë e popullit dhe për pavarësinë e vendit. Andaj, nga kryeqyteti i Republikës këtu në oborrin e përbashkët të Presidencës, Kuvendit dhe të Qeverisë, ku bëmë nderime dhe ngritëm flamurin shtetëror do të vazhdojmë për kryeqendrën e kryengritjes së popullit tonë në Prekaz, pra tek Kompleksi “Adem Jashari” dhe më pastaj te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi”, u shpreh kryeministri Albin Kurti.

LAJMI KRYESOR: Kosova feston sot pavarësinë! 14 vite shtet i pavarur, eventet e planifikuara

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti kosova 14 vite shtet pavaresia e kosoves albin kurti kosova 14 vite shtet pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 16 Shkurt 2022, 21:58

ANALIZA/ Çfarë dihet për krizën Ukrainë-Rusi

UKRAINË- Shqetësimet e Perëndimit se Rusia mund të ndërmarrë një sulm ndaj Ukrainës janë zbutur nga dita në ditë, por nuk janë zhdukur. Përpjekjet diplomat...