Politike

FOTOLAJM/ “Për së dyti…”, Berisha tallet keq me Gramoz Ruçin pas anulimit të seancës

20 Shkurt 2019, 18:11 Nga DOSJA
FOTOLAJM/ “Për së dyti…”, Berisha tallet keq me

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për të anuluar seancën e së enjtes. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një fotomontazh ku Ruçi shfaqet i maskuar si femër, ndërsa ish-kryeministri bashkëngjit mbishkrimin: “Për së dyti…”.

Kujtojmë se ditën e sotme protesta e paralajmëruar e Opozitës para Kuvendit të Shqipërisë, bëri që kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, të anulojë seancën e së enjtes.

Në një konferencë për mediat Ruçi u shpreh se duke pasur parasysh informacionet e organeve, të cilat paralajmërojnë për skenare dhune në protestë dhe për tentativa për të hyrë në sallën e Kuvendit, si dhe thirrjet e ndërkombëtarëve ka vendosur të mos zhvillojë seancën e datës 21, ditën e enjte.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i seancës parlamentare gramoz ruçi si femër sali berisha anulimi i seancës parlamentare gramoz ruçi si femër sali berisha

Sondazh

Poll