Politike

Protesta e opozitës/ Ambasadorja gjermane Schutz: Jo dhunës, mos e përshkallëzoni situatën

20 Shkurt 2019, 18:35 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Ambasadorja gjermane Schutz: Jo dhunës, mos e

Ambasadorja gjermane ka komentuar djegien e mandateve të opozitës dhe protestën e paralajmëruar që pritet të mbahet nesër në orën 10:00. Në një deklaratë për mediat ambasadorja Schutz shprehet se dhuna duhet shmangur dhe sipas saj situata nuk duhet përshkallëzuar.

Deklarata e plotë e ambasadores gjermane

Unë po i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet aktuale. Jam e bindur se bojkoti i parlamentit apo dorëzimi i mandateve janë një rrugë e gabuar. Gjithsesi çdo deputet e merr këtë vendim në mënyrë individuale dhe mban përgjegjësi për këtë para së gjithash përpara zgjedhësve të vet. Por në interes të Shqipërisë unë u bëj thirrje të gjitha forcave politike që ndryshimet në opinione t’i përballin në formën e një dialogu konstruktiv në parlament. Duke mbajtur në vëmendje vendimmarrjen e BE-së për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë duhet thënë, se nuk ka kohë për të humbur, në mënyrë që reformat të vijojnë dhe të arrihen rezultate konkrete.

Dhuna, sikurse e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme. Në këtë kontekst u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të japin kontributin e tyre, që protestat e ardhshme të zhvillohen në mënyrë paqësore. Edhe ata që organizojnë protestën mbajnë përgjegjësi, që situata të mos përshkallëzohet. Në këtë pikë ndaj të njëjtin qëndrim me Presidentin Meta në deklaratat pas bisedës së tij me Presidentin Federal Gjerman Steinmeier.

Pak më parë ambasadori italian Alberto Cutillo u shpreh se çdo formë dhune e përdorur në protestën e nesërme do të dënohet në mënyrë të menjëhershme nga pala italiane.(Lexo këtu)

Deklarata e tij vjen pasi policia deklaroi sot se ka informacione se nga ana e protestuesve synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Kuvendit. (Lexo këtu) Në deklaratën e saj, Policia u bënte apel organizatorëve dhe protestuesve që të distancohen nga dhuna ndryshe forcat e rendit do t’i përgjigjen dhunës me forcën e ligjit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alberto cutillo djegia e mandateve te opozites protesta e opozites sussane schutz alberto cutillo djegia e mandateve te opozites protesta e opozites sussane schutz

Sondazh

Poll