Politike

Opozita djeg mandatet, vjen reagimi i parë nga qeveria: Ua dimë hallin, por s’i ndihmon dot kush

20 Shkurt 2019, 19:36 Nga DOSJA
Opozita djeg mandatet, vjen reagimi i parë nga qeveria: Ua dimë

TIRANË Pas djegies së mandateve të opozitës ka ardhur reagimi i parë nga qeveria. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në Instagram, zv.kryeministri Erion Braçe shkruan se diktatorët e dikurshëm, tanimë po luajnë rolin e viktimave.

“Salziu dhe Lulziu po ndryshojne historine! Tani diktatoret jane viktimat! Ata vodhen duke vrare dhe, vrane per te vijuar te vjedhin, por jane demokrate. Kurre autokrate ne fillim e diktatore kur pushkatuan pa gjyq, publikisht. Madje tani qe djegin dhe nuk djegin dy here ne jave mandatet, perseri jane demokrate dhe ne qe thjesht i shohim jemi diktatore! Ej, ua dime hallin por su ndihmon dot kush!”-”-shkruan zv.kryeministri.

Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, vendosi sot në mënyrë unanime për djegien e mandateve. Lulzim Basha në një deklaratë për mediet, u shpreh se se ishte populli ai që e dha mesazhin për opozitën dhe se ai bashkë me deputetët e tjerë iu bindën atij. Vendimit të djegies së mandateve iu bashkua edhe LSI-ja.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites erion brace opozita djeg mandatet djegia e mandateve te opozites erion brace opozita djeg mandatet

Sondazh

Poll