Politike

VD-Rama: Jam mbështetës i dialogut Kosovë-Serbi, SHBA 100% mbështetëse e Open Balkan

16 Shkurt 2022, 10:26 Nga DOSJA
VD-Rama: Jam mbështetës i dialogut Kosovë-Serbi, SHBA 100%

SHBA– Kryeministri Edi Rama deklaroi se diskutoi me sekretarin e shtetit Antony Blinken edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Rama tha se është mbështetës i dialogut dhe janë në pritje të një përfundimit për këtë konflikt. Ndër të tjera, Rama theksoi se në diskutim me Blinken ishte edhe Ballkani i Hapur, për të cilin sipas tij SHBA ka mbështetje 100%.


‘Nuk dua të nxitohem as të flas para kohe për gjërat që janë në proces, ne po i përgatisim dhe me shumë kujdes do shohim si mund ti vendosim në tryezë, dihet qëndrimi ynë, ne jemi shumë mbështetës të dialogut, e kemi diksutuar dhe me sekretarin nevojën për thellimin e dialogut mes Serbisë e Kosovës dhe domosdoshmëria që me dialog të arrihet në një përfundim të shumëpritur të këtij konflikti të pambarimtë. Nga ana tjetër jam shumë i kënaqur që administrata e re amerikane e ka përqafuar plotësisht Ballkanin e Hapur, është 100% në mbështetje të Ballkanit të Hapur dhe jam i bindur që në muajt në vijim do të kemi gjëra të reja në Ballkanin e Hapur. Kemi folur për Ballkanin e Hapur dhe mbështetja është 100%”

Lajmi kryesor: Rama në Uashington: SHBA 100% pro Open Balkan, Basha ‘humbës’, Berisha e meritoi non-grata

(a.b)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama ne shba edi rama rama ne shba

Sondazh

Poll