Politike

SKANDALI/ Bashkia Tiranë fshihet pas projektit tek Bregu i Lumit, ‘fantazma’ pjesë e skemës

16 Shkurt 2022, 11:28 Nga DOSJA
SKANDALI/ Bashkia Tiranë fshihet pas projektit tek Bregu i Lumit,

TIRANË– 30 % e aksioneve të kompanisë “Superbeton sh.p.k.” që pritet të ndërtojë një pjesë të madhe të projektit “Riverside”, (Bregu i Lumit) rezulton të jetë në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në një denoncim të publikuar nga një faqe në Facebook shkruhet se “Superbeton sh.p.k.” është në pronësi të tre subjekteve: “Euroteorema Peqin sh.p.k” (4) që zotëron 51% të aksioneve, “Bashkia Tiranë”, që zotëron 30% dhe “Bran Development” (5) me 19% të aksioneve, gjë që tregon se pas këtij projekti dhe marrjes së tokave ku kishin ngritur shtëpitë dhjetëra qytetarë fshihet vetë Bashkia Tiranë.

Ajo që e thellon më shumë skandalin është se Euroteorema sh.p.k. është njëra nga kompanitë që ka fituar tenderin për ndërtimin një prej segmenteve të Unazës së Madhe. Kurse “Bran Development sh.p.k.”, një kompani fantazëm e regjistruar vetëm një muaj para se të merrte në zotërim aksionet te Superbeton sh.p.k., dhe pa asnjë asnjë aktivitet tjetër financiar. Për këto arsye kërkohet nisja e hetimeve

DENONCIMI

III. Sikur të mos mjaftonte kaq, Euroteorema sh.p.k. është njëra nga kompanitë që ka fituar tenderin për ndërtimin një prej segmenteve të Unazës së Madhe (6).  Ndërsa akoma edhe më skandaloze paraqitet situtata me “Bran Development sh.p.k.” (7), një kompani fantazëm e regjistruar vetëm një muaj para se të merrte në zotërim aksionet te Superbeton sh.p.k., për më tepër pa asnjë asnjë aktivitet tjetër financiar. I bëjmë thirrje të gjitha instuticioneve përgjegjëse të nisin hetimet!

Banorët e zonës tek Bregu i Lumit u zhvillua gjatë vitit 2019. Për muaj me radhë banorët e u përplasën me efektivët e policisë pasi kundërshtonin shembjen e banesave të tyre. Ata kërkonin dëmshpërblim për banesat e tyre por kjo gjë iu është refuzuar nga bashkia Tiranë pasi sipas saj nuk kanë dokumentacionin përkatës.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bashkia e tiranes bregu i lumit riverside bashkia e tiranes bregu i lumit riverside

Sondazh

Poll