Politike

VD-Zgjedhjet e 6 Marsit/ E FORTË, Berisha: Sako e ka vendin në sallën e gjyqit

16 Shkurt 2022, 09:27 Nga DOSJA
VD-Zgjedhjet e 6 Marsit/ E FORTË, Berisha: Sako e ka vendin në

DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Durrësi se Emirjana Sako, kandidatja e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 6 Marsit e ka vendin në sallën e gjyqit. Kështu deklaroi Berisha në ambinetet e brendshme të një fasonerie në Durrës. Lideri historik i PD-së shtoi se Sako firmosi si kryeinspektore për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit, firmë që sipas Berishës u bë shkas që ndërtesat të merrnin jetë në nëntor.


‘Këto janë zgjedhje vendore. Por aq sa janë vendore, janë edhe të përgjithshme. Vota juaj ka një vlerë të dyfishtë të madhe. Së pari, votoni një kandidat me vlera të mëdha njerëzore. Një kandidat që këdo që pyesni, vetëm fjalë të mira për Ardin dhe familjen e tij thotë. Një njeri punëtor, që gjatë gjithë jetës së tij edhe kur PD ka qenë në pushtet, nuk ka trokitur në qeveri për një përfitim. Përballë tij, është një zonjë e cila garon në mënyrë shumë absurde. Zonja Sako nuk e ka vendin në garën elektorale, por në sallën e gjyqit. Kjo sepse ka firmosur si kryeinspektore për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit, firmë e cila u bë shkas që ata ndërtesa të merrnin jetë në nëntor. Kjo është e vërteta e saj. Unë kur mësova këtë fakt, mendova se është një akt cinik dhe anti njerëzor i Vangjush Dakos dhe Edi Ramës. Një njeri që ka firmosur akte për shkak të të cilave humbën jetë njerëzish, nuk duhej të kandidonte kurrë. Këta janë arrogantë. Për këta njerëzit janë thjeshtë numra për ti mashtruar, vjedhur’, tha gjatë fjalë së tij, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha në Durrës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne durres sali berisha berisha ne durres sali berisha

Sondazh

Poll