Politike

VD-Rama: 300 mijë formularë janë plotësuar në Këshillimin Kombëtar, do e bëjmë çdo vit

16 Shkurt 2022, 10:23 Nga DOSJA
VD-Rama: 300 mijë formularë janë plotësuar në

UASHINGTON- Kryeministri Edi Rama deklaroi me bindje se procesi i Këshillimit Kombëtar po ecën me sukses. Nga Uashingtoni ku zhvilloi një bisedë me gazetarët shqiptarë që kishin shkuar me të në takim, Rama tha se ka kaluar shifra e 300 mijë formularëve të plotësuar ndërsa shtoi se procesi do të përsëritet edhe vitin e ardhshëm.

“Në cilën fazë është këshillimi kombëtar? Ka kaluar numri i 300 mijë pyetësorëve online, është shifër domethënëse. Shpërndarja përfundon më 22 shkurt. Kemi nisur procesimin. Procesi bëhet në mënyrë më të vështirë sepse posta do më shumë kohë. Jam i kënaqur sepse reagimi ka qenë pozitiv. Do i bënim shumë gjëra më mirë dhe më ndryshe. Dua ta bëjmë çdo vit këtë proces. Kemi marrë mendime dhe vërejtje, por duam ta përfshijmë opinionin në vendimmarrjen e qeverisë dhe realisht, sepse nuk kemi pse humbasim kohë për vendime që mund ti marrim edhe vetë. Këto janë vendime që ne i kemi në dorë por duam ti marrim sa më të bindur për kahjen. Për këtë na ndihmon opinioni. Jam i bindur që shqiptarët janë politikisht më të formuar sepse e kanë politikën sport kombëtar.”,-tha Rama.

Më herët, kryeministri u ndal edhe te pengesat e integrimit të Shqipërisë në BE. Rama tha se Bullgaria është pengesa reale për shkak të problemit që ka me Maqedoninë e Veriut.

“Nuk ka lidhje me Brukselin çështja e konferencës, ka lidhje me Bullgarinë, ështënjë çështje e absurdit procedurial dhe politik dhe ne e kemi shtruar në pyetësorin e Këshillit Kombëtar dhe duam të dëgjojmë një vendimmarrje të re dhe strategjike për qasjen tonë. Kemi dilemën tonë edhe ne. Kjo mund të vazhdojë pafund. Unë besoj se shumica e shqiptarëve nuk gabon…”-tha Rama.

Lajmi kryesor: Rama në Uashington: SHBA 100% pro Open Balkan, Basha ‘humbës’, Berisha e meritoi non-grata

(f.g/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll