Politike

VD-‘Toyota Yaris’/ Berisha: I thashë Bashës pse fole? Të ishte dikush tjetër do burgosej

16 Shkurt 2022, 09:24 Nga DOSJA
VD-‘Toyota Yaris’/ Berisha: I thashë Bashës pse fole?

DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Durrësi se në momentin kur kryedemokrati Lulzim Basha bëri deklaratën për dosjen e ‘Toyota Yaris’ e pyeti se përse dekonspiroi operacionin. Berisha u shpreh para punonjësve të fasonerisë që po vizitonte, se nëse atë deklaratë do ta kishte bërë kushdo nga të tjerët, do kishte përfunduar në burg.


‘Ai dha deklaratën për Toyota Yaris. E pyes i them si e bërë këtë, e dekonspirove operacionin, je bërë anëtar i organizatës kriminale. Paratë erdhën, atij iu hap dosja, secilit prej jush, nëse do kishit bërë këtë deklaratë do ishit në burg. Rama ia mbylli dosjen por drejtësia belge jo, ato do i shkojnë deri në fund. Deri tani Porti i Durrësit, keni dëgjuar vjedhje me inceneratorë, e paimagjinueshme, Rama dhe Ahmetaj, gjejnë dikë si Koka e të vjedhin nëpërmjet tij. Afera e Portit është më e madhja në Europë. Arabi u tërhoq tani e ka Basha-Rama.‘- tha Berisha.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne durres sali berisha berisha ne durres sali berisha

Sondazh

Poll