Politike

Porti i Durrësit & Inceneratorët/ Berisha: Duhen protesta të fuqishme, afera të zeza

16 Shkurt 2022, 10:56 Nga DOSJA
Porti i Durrësit & Inceneratorët/ Berisha: Duhen protesta të

DURRËS-Lideri historik demokrat, Sali Berisha kërkoi nga qytetarët që të ngrihen në protesta të fuqishme për aferat që sipas tij po marrin nga buxheti i shtetit. Duke përmendur Portin e Durrësit dhe Inceneratorët, Berisha tha sot nga Durrësi, në një tryezë të organizuar nga shoqata ‘Durrësi’, se duhen marrë në konsideratë protesta të fuqishme.

Ne do të konsiderojmë protesta shumë të fuqishme edhe për inceneratorët, edhe për Portin e Durrësit, ne jemi në një revolucion dhe ky revolucion, do të përballet me regjimin për aferat e tij më të zeza. Nuk ka aferë më të zezë se kjo. Nuk mund të ketë. Mendja nuk mund të shkojë kund. E thashë edhe njëherë: inceneratorët duken nënfish. Gjetën një mafioz, që i thoshin ne do të japim kaq, ne do të marrim kaq nga buxheti i shtetit, ti me çelësa në dorë do të na e dorëzosh me kaq dhe… Ishte pazar ai. Gjysmën e parave e merrte qeveria, gjysmën e merrte ai që sillte hekurishtet dhe që tani s’funksionoi në Fier. Tani fare, kanë kaluar në një stad krejt tjetër. Tani jemi offshore, nuk merret vesh kush është. Paratë i kemi, paratë janë të varrosura në Shqipëri, ua them unë. Në Shqipëri ka kontejnerë me para të atyre që jetojnë me para të mafias. Se ajo që u kap në Toyota Yaris, ajo është vetëm të themi “kafeja” e tyre. Po vërshojnë euro lumenjsh eurosh droge në Shqipëri dhe kompanitë e tyre do të fshihen në offshore,” tha Berisha.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne durres sali berisha berisha ne durres sali berisha

Sondazh

Poll