Politike

VD-Spaho la komisionin, Pëllumbi: S’kemi ndaluar askënd të dëshmojë (Debat me Tabakun)

16 Shkurt 2022, 09:39 Nga DOSJA
VD-Spaho la komisionin, Pëllumbi: S’kemi ndaluar askënd të

TIRANË– Braktisja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët nga ana e deputetit Edmond Spaho ka sjellë debate në sallë. Socialisti Arben Pëllumbi hodhi poshtë akuzat e demokratit duke shtuar se nuk është penguar askush për tu marrë në pyetje. Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku kërkoi të vijohej me pyetjet. 

Pjesë nga biseda:

Arben Pëllumbi: Në këtë komision nuk është ndaluar askush që të dëshmojë, ajo që ndodhi dje nuk ishte për shkak të profesionit të tij, por për shkak të një vendimi të dhënë nga drejtësia. Këshilli i Rregullores është i specializuar për ato që duhen ndjekur dhe mund të na thotë nëse ne jemi gabim. Ama ka një ligj që na kufizon

Jorida Tabaku: Zoti Pëllumbi

Arben Pëllumbi: Ju lutem Spaho foli gjysmë ore

Jorida Tabaku: Jo nuk foli gjysmë ore

Arben Pëllumbi: Nuk do futem në debatin e brendshëm, thjesht dua t’ju bëjë të qartë rolin tonë.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Inceneratorët! Spaho lë Komisionin, dëshmitari s’vjen, Tabaku: E marr me polici

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll