Politike

VD-“Dua të rrini”, Tabaku përpiqet ta bindë, Spaho: Do shkoni drejt dështimit

16 Shkurt 2022, 09:29 Nga DOSJA
VD-“Dua të rrini”, Tabaku përpiqet ta bindë, Spaho:

TIRANË– Kryetarja e Komisionit për Inceneratorët Jorida Tabaku ka kërkuar që deputeti Edmnd Spaho të rimendojë tërheqjen nga ky komision. E pranishme në mbledhje, Tabaku tha se ata vetë po përpiqen të hedhin dritë mbi inceneratorët. Ndërsa Spaho vijoi të argumentonte se me këmbënguljen e maxhorancës, ky komision do të shkojë drejt dështimit.

 

Pjesë nga biseda:

Jorida Tabaku: Jemi duke hedhur dritë në këtë aferë. Unë besoj se do shumë guxim, kurajo dhe integritet ti vesh emër korrupsionit dhe unë i falënderoj të gjithë deputetët e opozitës që e kanë bërë këtë, sepse ne kemi vetëm një armik të përbashkët që është korrupsioni në qeveri. Ajo që ka dalë në dritë deri tani në fakt e ka bërë të dridhet qeverinë. Çfarë ka dalë në dritë deri në këtë moment nga ana e këtij komisioni hetimor e ka bërë qeverinë sigurisht të dridhet. Dje Edi Rama i shiti disa ministra, tha do të kenë përgjegjësi personale. Ju e shikoni sesi dëshmitarët ndryshojnë kur vijnë këtu. Ju shikoni sesi pyeten dëshmitarët. Pa asnjë kompromis.

Edmond Spaho: Nuk i vura në diskutim përpjekjet e Opozitës për të hedhur dritë mbi këtë aferë, tuajat apo të kolegëve. Kur kam pranuar të marr pjesë në kërë komision, kam besuar. Nga praktika e komisioneve të mëparshme parlamentare, shoh që ky komision do të ketë të njëjtin fat si të tjerët. Maxhoranca, pavarësisht se ndodhet në konflikt interesi, do të vijojnë të sabotojnë sikur ndodhi dje. Gazetari duhej pyetur sot sërish dhe duhet të kishte mbaruar pjesa e interpretimit të ligjit. Nuk kam gjë me ju uroj të vazhdoni. 

Jorida Tabaku: Normalisht do të vazhdojmë

Edmond Spaho: Do të dalim me dy raporte. 

Jorida Tabaku: Rëndësi ka transparenca jonë. 

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Inceneratorët! Spaho lë Komisionin, dëshmitari s’vjen, Tabaku: E marr me polici

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 16 shkurt 2022 jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 16 shkurt 2022

Sondazh

Poll