Politike

VD-Berisha ‘non grata’/ Rama: Është 100% meritë e tij, çështje e së shkuarës

16 Shkurt 2022, 10:06 Nga DOSJA
VD-Berisha ‘non grata’/ Rama: Është 100% meritë e

SHBA– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se shpallja non grata e Berishës është meritë e vetë Berishës. Nga Washington, Rama tha se SHBA e ka konfirmuar vendimin e tyre dhe nuk është influencuar nga faktorët e jashtëm për vendime të kësaj natyre. Kreu i qeverisë tha se këto janë vendime që kanë lidhje me faktorë të jashtëm, e nëse SHBA do loboheshin e influencoheshin kaq kollaj do ishin prej vitesh peng i diktaturave dhe regjimeve.


Pyetje: A keni lidhje personalisht me shpalljen non grata dhe a u disktua në takimin me sekretarin e shtetit?

Non grata e Berishës është meritë 100% e Berishës nuk ka diskutim. SHBA thjesht e kanë konfirmuar me vendimin e tyre meritën e tij për të gjitha ato për të cilat ata e kanë shpallur non grata. Të thuash që qeveria e shba mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre do të thotë të akuzosh SHBA se janë një shtet pa dinjitet seriozitet e integritet e që kanë një qeveri që korruptohet për qëllime të të tretëve. Kjo është dicka jashtë realitetit. Këto janë vendime që kanë lidhje me faktorë të jashtëm, nëse SHBA do loboheshin e influencoheshin kaq kollaj do ishin prej vitesh peng i diktaturave dhe regjimeve që kanë pasuri marramendëse, por kjo s’ka ndodhur e ska si të ndodhë, është e gjitha një farsë për të ardhur keq, për të ardhur keq për ata që besojnë në marrëzira të tilla‘- tha Rama.

Lajmi kryesor: Rama në Uashington: SHBA 100% pro Open Balkan, Basha ‘humbës’, Berisha e meritoi non-grata

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama ne shba edi rama rama ne shba

Sondazh

Poll