Politike

Mospyetja e Komisionit të Koncesionit, Kryemadhi: Skandaloze marrëveshja me SPAK

16 Shkurt 2022, 09:49 Nga DOSJA
Mospyetja e Komisionit të Koncesionit, Kryemadhi: Skandaloze

TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi reagoi e indinjuar për mosmarrjen në pyetje të Komisionit që ka dhënë me koncesion inceneratorin e Elbasanit nga ana e komisionit hetimor parlamentar. Në një postim në Facebook, drejtuesja e LSI tha se është skandaloze arsyesimi i komisionit hetimor se nuk veproi në këtë mënyrë pasi ka marrëveshje me Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për ruajtjen e sekretit hetimor.

Në postimin e saj, Kryemadhi kritikoi kryetaren e komisionit hetimor parlamentar të koncesioneve Jorida Tabaku duhej të lejonte transmetimin e plotë të seancave të komisionit pa ndërprerje.

Në fund, ajo u bën thirrje çdo prokurori dhe gjyqtari që të shohin të vërtetën për inceneratorët ashtu siç është. Kryemadhi premtoi se është në dispozicion të çdo institucioni për të dëhmuar me fakte dhe prova aferën e inceneratorëve.

POSTIM I MONIKA KRYEMADHIT:

Jam në dispozicion të çdo institucioni, për të dëshmuar me fakte, me prova, me zë e me figurë, të vërtetën e kësaj afere.

Çfarë ndodhi dje?

Dje Komisioni Hetimor për Incerenatorët zhvilloi seancën e dytë të tij ku mori në pyetje mori Farudin Arapin, administratorin e “Integrated Technology Servis”, dhe Arjan Baçin e “Albtek Energy”. Ata deklaruan se inceneratori i Elbasanit ka prodhuar energji, por nuk ka mundur ta shesë. Në komision pati debate edhe për një tjetër çështje. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku tha se kompania ndërtuese përveç favorizimit nga shteti, ka marrë edhe garanci sovrane në vlerën e 4 mijë eurove për të paguar pagat e punonjësve. Përgjigjia iu dha nga ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, e cila e quajti deklaratën si abuzive nga ana e Tabakut.

Përveç administratorëve të dy kompanive,  në Komision raportuan edhe gazetarë dhe përfaqësuesi i shoqatës së Ndërtuesve, Luigj Aleksi. Aleksi tha se bashkia i detyron ndërtuesit që të çojnë dhera në landfill për të mbuluar gropat helmuese me mbetje. Aleksi tha se bahskia i detyron pa asnjë bazë ligjore, në të kundërt nuk iu jep lejet e ndërtimit. “Të gjitha ndërtimet, duhet të shkojnë, edhe dherat. Këtu problemi shtrohet për tokat normale, dherat normale. Si do e quajmë tokën ku jemi rritur të gjithë? Të helmuar, e do ia japim koncensionarit?”tha Aleksi.

Ndërkohë që në kohën që në Komision dëshmoi gazetari Jetmir Olldashi, anëtarët e maxhorancës në Komision bojkotuan seancën. Olldashi foli për një gjyqtar që e ka dënuar, i cili lëviz me Porsche me targa amerikane dhe nuk e kalon Vettingun. Ai denoncoi se është takuar nga avokati i biznesmenit Mirel Mërtiri, i cili i kërkoi të fshihen shkrimet për inceneratorët por sipas tij, media e drejtuar prej tij “Boldnews”, nuk e ka bërë.

Ndërkohë, një tjetër moment debati në Komision ishte edhe gjatë dëshmisë së gazetarit investigativ Artan Rama. Anëtarët e Partisë Socialiste në Komision, thanë se Rama nuk mund të dëshmojë pasi është kallëzuar për shpifje dhe është në konflikt interesi. Pretendimi u hodh poshtë nga Tabaku, e cila tha se shpifja nuk është vepër penale.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike afera e inceneratorëve komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 monika kryemadhi afera e inceneratorëve komisioni per inceneratoret 15 shkurt 2022 monika kryemadhi

Sondazh

Poll