Politike

VD-Edmond Spaho tërhiqet nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët: Po gënjejmë qytetarët

16 Shkurt 2022, 09:22 Nga DOSJA
VD-Edmond Spaho tërhiqet nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët:

TIRANË– Deputeti Edmond Spaho është tërhequr nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët. Që në nisje të mbledhjes së sotme, Spaho tha se maxhoranca do të bëjë që ky Komision të dështojë me anë të bojkotit. Ai vendosi që të tërhiqej nga mbledhja dhe tha se nuk do të ishte më prezent, pasi sipas tij, ky ishte vetëm një mashtrim për qytetarët. 

“Maxhoranca ka vendosur që të dështojë ky Komision, nga dita e sotme dhe për aq sa kohë të jem në Kuvend, nuk do t’i jap votën time asnjë krijimi të një komisioni hetimor, derisa të ndryshojë ligji. Kështu ne gënejmë qytetarët. Do të ndërmarr një iniciativë ligjore për të ndryshuar ligjin për komisionet hetimore, në dashtë maxhoranca ta votojë, në mos dashtë mos ta votojë, Unë e ndjej si detyrim,”- tha Spaho. 

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Inceneratorët! Spaho lë Komisionin, dëshmitari s’vjen, Tabaku: E marr me polici

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edmond spaho komisioni hetimor i inceneratoreve 16 shkurt 2022 edmond spaho komisioni hetimor i inceneratoreve 16 shkurt 2022

Sondazh

Poll